Vdes tragjikisht 60-vjeçari në Korçë

Vdes tragjikisht 60-vjeçari në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Korçë, ku një 60-vjeçar është gjetur në gjendje të rëndë në një rrugë të qytetit dhe ka ndërruar jetë vetëm pak minuta më parë në spitalin e Korçës.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se 60-vjeçari dyshohet se ka qenë i dehur dhe ka kaluar natën në atë gjendje dhe më pas u transportua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë Policia po kryen veprimet e mëtejshme lidhur me rastin në fjalë, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Related Articles