Vdes veterani i UÇK-së, doktor Shukri Gërxhaliu

Vdes veterani i UÇK-së, doktor Shukri Gërxhaliu

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, doktor Shukri Gërxhaliu është ndarë nga jeta sot, në moshën 70-vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët, me ç’rast njoftuan se i ndjeri do të varroset nesër, në Studime të Vushtrrisë.

“Të Allahut jemi dhe te ai do të kthehemi!

Njoftojmë të gjithë familjarët dhe të afërmit se sot, në moshën 70 vjeçare ka ndërruar jetë më i dashuri jonë, babi, bashkëshorti, gjyshi dhe vëllau, Dr. Shukri Gërxhaliu.

Varrimi i më të dashurit tonë bëhet nesër me kohë të drekës në Studime të Vushtrrisë.

Me zemra të thyera,

Familja Gërxhaliu”.

Related Articles