Dy alpinistë të huaj, njëri nga Zvicra e tjetri nga Amerika kanë vdekur në malin Everest.
Kështu ka bërë të ditur organizatori i ekspeditës së tyre, i cili tha se alpinisti zviceran vdiq derisa po kthehej nga maja më e lartë në botë.
Lodhja nga bora në vendin e quajtur “zonë vdekjeje” të malit Everest e detyruan alpinistin amerikan të kthehej pa arritur në majë.