Vdiq 56-vjeçarja që ra nga kati i pestë në Ferizaj

Vdiq 56-vjeçarja që ra nga kati i pestë në Ferizaj

Një 56-vjeçare ka vdekur të premten pasdite pasi ka rënë nga kati i pesë i një ndërtese në rrugën “12 Qershori”, në afërsi të udhëkryqit me rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, fillimisht viktima u dërgua në Emergjencën e Ferizajt në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Pak minuta më vonë, nga mjekët është konfirmuar se ajo ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Related Articles