Në orët e para të ditës së martë ka vdekur në moshën 65-vjeçare kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo.
Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë rëndë për më shumë se dy javë dhe anuloi të gjitha aktivitetet zyrtare.
Sassoli ishte shtruar në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz me sistemin e tij imunitar.
Ai vdiq në orët e para të së martës në një spital në Aviano, njoftoi zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo.
Në shtator, Sassoli u dërgua në spital në Strasburg, ku u trajtua për një rast të rëndë të pneumonisë. Ai rikthye detyrave të tij politike në nëntor.
Një votim për të zgjedhur zëvendësuesin e tij ishte planifikuar për fund të këtij muaji dhe Sassoli kishte treguar se nuk do të kërkonte rizgjedhjen.
Ish-moderatori i lajmeve televizive u bë kryetar i Parlamentit Evropian me 705 vende në korrik të vitit 2019.
Sassoli la një karrierë prej tre dekadash në gazetari dhe u bë anëtar i Parlamentit Evropian (PE) në vitin 2009.
Ai ishte anëtar i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve të qendrës së majtë, grupimi i dytë më i madh në parlament./Gazeta “Enigma”/