11 shtatori i vitit 1998 -të shënon një ngjarje të rëndë për popullin e Kosovës.
Forcat paramilitare serbe po granatonin Drenicën.
Si pasojë e plagëve të marra vdiq në moshën shtatëvjeçare vdiq vogëlushi Leotrim Ahmeti.
E sot, 25 vjet pas, ai kujtohet nga familjarët.
Ata me plot dhimbje sjellin në kujtesën e tyre, momentet dhe fjalët e fundit të shtatëvjeçarit.
“Oj nanë, kqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam sëmurë prej barkut”, kishte thënë vogëlushi,
E nëna e Leutrimit, kur ia hoqi rrobat pa se i ishte shqyer barku dhe i kishin rënë zorrët.
Nëna ia kishte vendosur xhaketën atij për t’ia mbuluar.
“Nanë mos më prek se po më dhemb shumë”, kishte thënë në fund vogëlushi.
Por, kjo nuk e ndali familjen Ahmeti dhe vetëm se i dha forcë për t’i dal në ballë në luftë kundër forcave serbe.
Fjalët e babait të Leotrimit, komandantit Malush dhe vëllëzërve Bahri e Bedri Ahmeti ishin:
“Edhe nëse të gjithë vdesim për liri, prapë është pak. Pushka ime dhe e familjes time nuk do të ndalet deri në vdekje”, kishin thënë ata.
“Ngadalë more?! Ku po doni të shkoni se këtu është Drenicë?. Ka kush të luftojë”, kishin thënë ata.