Ka vdekur në moshën 51-vjeçare regjisorja Burbuqe Berisha.
Siç mësohet, ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar, ka vdekur në Ministrinë e Kulturës.
Berisha njihet si regjisore e disa prodhimeve kinematografike vendore si dhe shfaqjeve teatrale.
Krahas një karriere të suksesshme në regji dhe film, Burbuqe Berisha ka ushtruar edhe profesionin e ligjërueses në Kolegjin AAB.
Studimet themelore dhe master i ka përfunduar në Fakultetin e Arteve, dega Regji e Filmit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Prishtinë.
Ka krijuar një numër të konsiderueshëm të filmave me metrazh të shkurtër dhe te gjatë si dhe dokumentarë, seriale televizive, shfaqje teatrore dhe është fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit dhe teatrit me karakter ndërkombëtar dhe ne vitin 2019 është fituese e çmimit kombëtar për kinematografi .
Për një vit e gjysmë ka punuar si menaxhere në Kino ABC në Prishtinë, për katër vite si producentë në Kosova -Film, po ashtu për katër vite me radhë si drejtoreshë e Përgjithshme e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe anëtare e Këshillit Drejtues të QKK-së, si dhe të Ansamblit “Shota” nw vitin 2017 kryetarë e këshillit drejtues te TKK .
Në shumë festivale filmash ka qenë anëtare e jurive profesionale me karakter ndërkombëtar dhe është aktiviste e shume kampanjave bamirës .
Ne vitin 2020 është e nominuar nga Theatre Award Program 2020 ne LPTW Gilder/Coigney International Theatre
Aktualisht, së fundi, ishte pro-dekane në Fakultetin e Komunikimit Masiv dhe Gazetari, në Kolegjin AAB, si dhe Drejtoreshë Artistike e festivalit “Prishtina Internacional Theater Festival.”
KA realizuar shumë filma të metrazhit të shkrutë, dokumentarë e të gajtë, dhe një numër të kosniderueshëm shfafaqjesh teatrale nëpër teatrot e qyteteve në Kosovë dhe mbarë ha[ësirën shqiptare e më gjërë.
Filamat dhe krijimet e regjisores Burbuqe Berisha – Buqja, janë prezantuar gjithandej nëpër festivale të ndryshme prestigjioze, duke marrë edhe çmime të rëndësishme, për ta lartësuar skenën kinematografike kosovare të dekadave të fundit, gjithandej.
Kjo video sensibilizuese ishte postimi i fundit i regjisores Burbuqe Berisha, në rrjete sociale, gjegjësisht në “Facebook”, ku e ndjera ishte ndër të parët artistë shqiptarë që kishte krijuar një llogari, më shumë se 12 vite më parë!