Familjarë, miq dhe shumë të tjerë u mblodhën me qëllim që t’i japin lamtumirën e fundit 20 vjeçares nga Gjakova Rumejsa Hoxha, e cila humbi jetën si pasojë e infektimit me COVID-19.
Lajmin për vdekjen e saj nuk po e kapërdijnë familjarët, të cilët mes lotësh përjetuan ngjarjen që u trazoi shpirtin.
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe zyrtarët e policisë së Kosovës, të cilët vështronin nëse po respektoheshim masat e qeverisë për situatën pandemike, njofton televizioni lokal, Syri Vision.
Vetëm disa ditë më parë, Rumejsa kishte humbur edhe të atin i cili ishte i diagnostifikuar me virusin që nuk po njeh moshë.
Babë e bijë e humbën betejën me këtë virus, ata tani po pushojnë të qetë në varrezat e qytetit.