Veç për një javë, mbi 1600 gjoba e 71 aksidente në Ferizaj

Veç për një javë, mbi 1600 gjoba e 71 aksidente në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Gjatë javës së kaluar, nga data 14 deri më 20 korrik, janë shqiptuar 1,669 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

“Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 71 aksidente, nga të cilat: 33 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 36 persona dhe 38 aksidente me dëme materiale”, tha policia.

Policia Rajonale e Ferizajt tha se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apeloi tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. 

Related Articles