Sulmuesi Vedat Muriqi e ka arritur objektivin për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcas.
Me dy golat ndaj Rayo Vallecanos, Muriqi shkoi në shifrën e 55 golave në fanellën e skuadrës spanjolle, për ta kaluar legjendën e klubit Samuel Eto’o.
Ish-ylli i Barcelonës e mbante që shumë vite këtë rekord të madh, por tani për një periudhë të gjatë – Muriqi do të jetë në historinë e Mallorcas.
“Muriqi është golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorcas për La Liga”, shkroi ndër të tjera skuadra spanjolle.
Përndryshe, Muriqi hyri fuqishëm në garë edhe për “Këpucën e Artë” në Spanjë, pasi tani ka plot 21 gola, vetëm dy më pak se Kylian Mbappe i Real Madridit, kurse kanë mbetur edhe shtatë xhiro për t’u zhvilluar.
Kujtojmë, në rast që arrin ta fitojë këtë sfidë ndaj Vallecanos – ku janë në epërsi prej 2-0, atëherë Mallorca do të ngjitët në pozitën e 15-të me 34 pikë.
MURIQI ES EL MÁXIMO GOLEADOR DEL RCD MALLORCA EN @LaLiga 🏴☠️ pic.twitter.com/RcJnUx0zG4— RCD Mallorca (@RCD_Mallorca) April 12, 2026
