Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi mund të cilësohet si shumë i pafat. Ai nuk do të luaj në ndeshjen kundër Barcelonës që Mallorca e zhvillon në “Camp Nou”.
Sulmuesi nga Prizreni, Vedat Muriqi u ndëshkua me karton të verdhë mbrëmë në sfidën ndaj Alaves duke kompletuar numrin e kartonëve prej pesë sosh dhe kështu nuk do të mund të luaj në duelin e radhës.
Muriqi për momentin po cilësohet si lojtari kyç në skuadrën e Mallorcas dhe kjo mungesë është një hendikep i madh për skuadrën spanjolle.
/Gazeta Enigma/