Vedat Muriqi: Nuk e kemi meritu humbjen, jemi në grupin më të fortë në Ligën e Kombeve

Vedat Muriqi: Nuk e kemi meritu humbjen, jemi në grupin më të fortë në Ligën e Kombeve

Kosova pësoi një humbje zhgënjyese ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri”.

Dardanët pësuan humbje me rezultat minimal 1-0, teksa ndeshjen e përfunduan pa dy lojtarë në fushë pasi Aliti dhe Muric u ndëshkuan me të kuq.

Pas ndeshjes është deklaruar për media, Vedat Muriqi.

“Fatkeqsisht nuk e kemi meritu humbjen edhe pse nuk kemi kriju shumë raste, ashtu siç tifozët janë mësu.

Kemi qenë në dijeni se kemi të bëjmë një kundershtar të fortë, është grupi më i fortë në grupet e Ligës së Kombeve.

Kemi çaluar me kriju aksione, por nuk kemi kohe me qenë të dëshpëruar kshtu që mas katër diteve kemi ndeshjen tjetër, kshtu qe ndeshjen ttjetër motivivi është dyfish më i madh dhe besoj qe kemi me fitu”, ka deklaruar Muriqi.

Related Articles