Vedat Muriqi zjarr në La Liga – Dy gola, shumë tentime dhe në fund “Lojtar i ndeshjes”

Vedat Muriqi zjarr në La Liga – Dy gola, shumë tentime dhe në fund “Lojtar i ndeshjes”

Pavarësisht humbjes së Mallorcas 3-2 ndaj Espanyolit, Vedat Muriqi u shpall “Lojtar i ndeshjes”, falë paraqitjes së tij të jashtëzakonshme.

Sulmuesi kosovar shënoi dy gola, fillimisht nga penalltia në minutën e 46-të dhe më pas me një goditje me kokë në minutën e 65-të që barazoi përkohësisht rezultatin në 2-2.

Statistikat e tij ishin mbresëlënëse: 90 minuta të luajtura, 13 goditje drejt portës, 45 prekjet me top, 21 pasime të sakta, si dhe 11 duele ajrore të fituara nga 16 tentativa.

Përveç kësaj, Muriqi u vlerësua me notën 8.5 nga SofaScore, nota më e lartë e ndeshjes, duke e bërë atë protagonistin absolut të sfidës.

Me këtë paraqitje, ai e çon në katër numrin e golave këtë sezon dhe vazhdon të konfirmojë formën e shkëlqyer si me Mallorcan, ashtu edhe me Kombëtaren e Kosovës, ku vetëm pak ditë më parë shkëlqeu kundër Suedisë, ku edhe shënoi.

Pavarësisht rezultatit negativ, Vedat Muriqi tregoi edhe një herë se është lideri i padiskutueshëm i Mallorcas.

Related Articles