Shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeparlamentarit serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se ata që i kërkojnë Serbisë t’i vendosë sanksione Rusisë, janë kundër Serbisë.
Vela, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se Daçiq me këtë deklaratë ka dëshmuar se Rusia dhe Serbia janë një.
“Kryeparlamentari i Serbisë Daçiq e ka thënë të vërtetën e hidhur se Serbia dhe Rusia janë një. Një deklaratë e tillë duhet të mjaftojë që institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare të rishqyrtojnë pranimin e Serbisë në BE. Një ‘kalë i Trojës’ rus nuk mund të pranohet në BE”, ka shkruar Vela.
⛔️ #Serbia’s Speaker of the Parliament Dačić states the inconvenient truth that Serbia and Russia are one.
Such a statement should be enough for the EU institutions and member states to reconsider Serbia’s accession in ????????.
A Russian “Trojan Horse” cannot be admitted in the EU. pic.twitter.com/oQIrC6bkDx— Blerim Vela (@Blerim_Vela) March 2, 2022
Kryeparlamentari serb ka deklaruar sot se Serbia nuk ka interes të ndjekë politikë në përputhje me interesat e Perëndimit dhe Lindjes, por në përputhje me interesat e veta dhe se “ata që kërkojnë nga Serbia t’i vendosë sanksionet Rusisë nuk janë kundër Rusisë, por kundër Serbisë”.
Daçiq tha se Serbia tani është në një situatë kur prej saj pritet të mbajë anën e dikujt, kurse secili niset nga interesat e veta, ndaj është e logjikshme që edhe Serbia të shkojë nga interesat e saj.
“Ne udhëheqim politikë për interesin tonë. Nuk mund ta presim degën në të cilën jemi ulur”, tha Daçiq./Gazeta Enigma/