Vela i përgjigjet Hotit: Rendi kushtetues nuk u cenua nga Shtëpia e Bardhë por nga politikanë të papërgjegjshëm si ju

Vela i përgjigjet Hotit: Rendi kushtetues nuk u cenua nga Shtëpia e Bardhë por nga politikanë të papërgjegjshëm si ju

Shefi i Stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në lidhje me reagimin e tij nga presidentes, Vjosa Osmani për marrëveshjen e Washingtonit.

Vela përmes Twitter-it, tha se rendi kushtetues i Kosovës nuk është cenuar nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë por, “nga politikanë të papërgjegjshëm si Hti”.

“Rendi kushtetues nuk është cenuar nga Zyra Ovale por nga politikanë të papërgjegjshëm si Hoti. Nga kryeministri jokushtetues i Kosovës nuk mund të presim respektim te Kushtetutës dhe të drejtës së patjetërsueshme të Kosovës për të qenë pjesë e organizatave ndërkombëtare”, shkruan Vela në Twitter.

Vela tutje thotë se “Derisa ai ia ka fikur dritat politikës së jashtme, Presidentja e ka kthyer në binarë atë duke e forcuar aleancën me SHBA-të”.

“E gjithë kjo është arritur pa bërë kompromis me kapësit e shtetit dhe pa shtyrë përpara ide të dëmshme për vendin. Raportet me SHBA-të nuk shtyhen përpara nga politikanë të tillë të papërgjegjshëm dhe të paditur, por nga përfaqësues që mbrojnë aleancat tona dhe interesat e shtetit të Kosovës njëkohësisht”, shkruan Vela.

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti i ka reaguar presidentes së vendit, Vjosa Osmani lidhur me atë se me pranimin e moratoriumit në Washington është cenuar rendin kushtetues të Kosovës.

Hoti thotë se vetëm politikanë të llojit të caktuar e me orientime joperëndimore mund të mendojnë dhe thonë diçka të tillë./Gazeta Enigma/

Related Articles