Vela i Presidencës: Strukturat ilegale të Serbisë i sulmuan ushtarët e KFOR-it

Vela i Presidencës: Strukturat ilegale të Serbisë i sulmuan ushtarët e KFOR-it

Blerim Vela, shefi i Zyrës së Kabinetit të Vjosa Osmanit, ka thënë se strukturat ilegale të Serbisë sulmuan ushtarët e KFOR-it sot.

“Strukturat ilegale të Serbisë sulmojnë ushtarët e KFOR-it përmes anëtarëve të së ashtuquajturës “mbrojtja civile” dhe ish-oficerëve serbë të Policisë së Kosovës me kapuç dhe maska, duke përdorur armë, bomba dhe shufra metalike”, ka shkruar Vela.

Më tutje, ai e ka përmendur një artikull të New York Times në të cilin shkruhet “për marrëveshjet e fshehta të regjimit të Vuçiqit me grupet e dhunshme në Serbi”.

Related Articles