Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar zhvillimet e fundit rreth seancës së Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, ku kundërshton shkarkimin si kryebashkiak i Tiranës.
Deklarata e plotë e Berishës
Nuk e di nëse e ndoqët seancën publike të Gjykatës Kushtetuese.
Unë u them ju se një nga protestat më të shkëlqyera dhe më të rëndësishme që ka bërë PD, dega e Tiranës, por edhe të tjerë nga ardhur nga Shqipëria, është protesta për arrestimin e Erion Veliajt.
Po!
Një kryetar bashkie që ka firmosur mbi një incenerator 130 milionë euro dhe nuk i gjendet as nami dhe as nishani.
Nuk është hetuar për të se është Edi Rama mbi firmën e tij.
Kjo është e vërteta, që ta dini.
Është Edi Rama.
Ndaj dhe ai, që ka pasur këtë dosje që ne e kemi sulmuar me qindra herë, që ti je i tillë dhe ti je i atillë, nuk e hetove, nuk e more, ai, të jemi realistë, për të marrë o do të merrte të dy, ose do ishte i padrejtë dhe i pandershëm. Të dy nuk i merrte dot. Për Belindën dhe i bien bandat në të katër anët. Por, por një gjë i tha publikut sot Erion Veliaj. Çfarë i tha? Kaq vite më parë, në X qytet të Kolumbisë, FARC-u rrëmbeu kryetarin e bashkisë. Ai bëri paralelizëm që FARC-u më rrëmbeu edhe mua në Bashkinë e Tiranës.
Por, po të kemi parasysh procedurat ligjore të një vendi demokratik, ne nuk mund të themi se ato nuk u shkelën tërësisht njëlloj si ato të FARC-ut.
Të themi të vërtetat. Ne e kemi mbështetur dhe e mbështesim arrestimin e tij, dënimin, etj, por prapë duhet të jemi të drejtë.
Vazhdojmë prapë, pse kjo ngjashmëri me FARC-un. Gjykatëses i thotë se fakti që jam këtu dhe më thirrët është shembull i ligjit, më njohët një të drejtë ligjore, por në Këshillin Bashkiak bënë 9 vendime brenda ditës. U bënë 9 vendime brenda ditës, imagjinoni, se si të lani duart me mua, dhe u lumtë këshilltarëve tanë, që ndonëse kishin një armik përballë, por në çdo rast të drejtat e njeriut janë më thelbësoret. Kërkuan me insistim që ai të dëgjohet në sallën e këshillit. Kërkuan me kërkesë të veçantë që ai të sillej, të dëgjohej.
Jo, tha, nuk munda.
Pse i solla këto dy shembuj?
Jo, aspak se ai është as i penduar, as i pafajshëm. Jo, jo. Por prapë në një vend demokratik, procedura është themelore. Është përcaktuese për të drejtat e njeriut, për shtetin ligjor, për të gjitha.

 
											 
											 
											 
											 
											 
											