Veliaj sfidon paraburgimin, kërkon sërish liri

Veliaj sfidon paraburgimin, kërkon sërish liri

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka paraqitur një tjetër kërkesë për të dalë nga paraburgimi, duke kërkuar një masë më të butë sigurie në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi të për korrupsion dhe pastrim parash.

Kërkesa e tij do të shqyrtohet më 16 prill nga gjyqtari i hetimit paraprak, Erjon Bani, i cili kishte vendosur fillimisht ndalimin e tij.

Përveç lirimit, Veliaj i ka drejtuar një kërkesë edhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke kërkuar informacion mbi ecurinë e hetimeve dy mujore ndaj tij.

Më herët, Apeli i Posaçëm e kishte rrëzuar ankimimin e Veliajt për masë më të butë, duke lënë në fuqi vendimin e 12 shkurtit të GJKKO për masën e arrestit me burg.

Related Articles