Futbollisti i sapotransferuar në Turqi tek klubi Gaziantepspo Valmir Veliu, në një intervistë ekskluzive në emisionin Sports Show në Klan Kosova ka folur edhe rreth pagës së tij.
Në pyetjen se sa do të jetë paga e tij tek klubi turk?, Veliu tha se ky është sekret.
“Jo, kjo është sekrete mes meje dhe klubit” – tha Veliu.
Veliu tha se në fillim do të kërkojë që të përshtatet në klub për ta ndihmuar atë që të jetë në objektivat e tij.
“Besoj që në fillim do të jetë pak e vështirë derisa sa të përshtatem në ekip. Pastaj si të përshtatem do të stërvis që ta ndihmojë klubin që të jetë në objektivat e veta”- tha ai.
Ish-futbollisti i Llapit njoftoi se kontrata e tij me Gaziantepspor do të jetë trevjeçare.
“Po, më kanë pritur mirë. Sot iu kam bashkuar ekipit sepse dje vetëm e kam nënshkruar kontratën. Sot jemi duke shkuar në kamp me ekipin. Kontrata është nënshkruar për tre vite”- theksoi ish-futbollisti llapjan.
Transferi i Valmir Veliut në Turqi, do të jetë një ndër transferet më të shtrenjta të Superligës.
Vlera e tij kap shumën e 160 mijë eurove.