Vëllai i Besar Nimanit mohon të ketë qenë i përfshirë në të shtënat e sotme në Gjermani

Vëllai i Besar Nimanit mohon të ketë qenë i përfshirë në të shtënat e sotme në Gjermani

Ditën e sotme, në Bielefeld nisi gjykimi ndaj një të dyshuari për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani.

Por, para ndërtesës ku po zhvillohej gjyqi, pati të shtëna me armë zjarri, ku mbetën të plagosur së paku katër persona, sipas mediave ndërkombëtare.

Në mesin e të plagosurve raportohet të kenë qenë babai dhe vëllai i të dyshuarit për vrasjen e Nimanit.

Ndërkaq, mediat në Gjermani raportuan se deri më tani janë arrestuar dy persona, kurse në kërkim është edhe një person i tretë.

U dyshua se sulmi u krye si hakmarrje për vrasjen e Besarit, ndërsa si i dyshuar u shpall vëllai i tij, Berati

Por, ky i fundit ka zhvilluar një bisedë telefonike me median gjermane “westfalen-blatt”.

Ai në këtë telefonatë ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në ngjarjen e sotme.

“Nuk isha unë”, ka thënë Berati në këtë telefonatë.

Besar Nimani u qëllua marsin e vitit të kaluar me 16 plumba, po në Bielefeld, ndërsa vdiq në rrugë nga gjakderdhja.

Related Articles