Vëllai i Biden tregon arsyet se pse presidenti amerikan hoqi dorë nga gara zgjedhore

Vëllai i Biden tregon arsyet se pse presidenti amerikan hoqi dorë nga gara zgjedhore

Frank Biden, vëllai i presidentit amerikan, tha pas njoftimit të së dielës se shëndeti i Joe “absolutisht” luajti një rol në vendimin e tij për t’u larguar nga gara presidenciale e vitit 2024.

Ndër tjera, ai ka shtuar se është jashtëzakonisht krenar me vëllanë e tij, Joe Biden.

“Ai është një hero i vërtetë. Vendin e ka vendosur para vetes. Tingëllon keq në ambientin tonë cinik politik, por ai dhe unë nuk jemi cinikë”.

“Qëllimi mbetet i njëjtë, të mposhtim Trumpin dhe të vazhdojmë punën që ka bërë Joe, shpresa ime është që partia jonë të mblidhet rreth këtij akti heroik”, tha Frank Biden për CBS News.

Më vonë, ai tek arsyet për ABC News kishte thënë se dorëheqja nga kandidatura e Biden, poashtu, ka të bëjë edhe me “mënyrën e kërcënimit të kombit tonë nga Donald Trump”.

Related Articles