Gjykata Themelore në Ferizaj sot dënoi me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, pasi u shpall fajtor për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.
Pas dhënies së verdiktit, foli vëllai i Donjeta Pajazitajt, Shkëlqimi Pajazitaj, i cili tha se të akuzuarit i është dhënë dënimi i merituar.
“Sa i përket vendimit të ditës së sotme jemi të kënaqur, edhe pse pritshëmria ka qenë më e madhe. Kemi prit që të zbulohet edhe ndonjë bashkëpunëtar. Besoj se ai nuk ka mund të jetë i vetëm”, tha Shkëlqim Pajazitaj para mediave.
Pas vendimit, avokati i Naser Pajazitaj tha se do e dërgojë vendimin në apel. Për këtë, Shkëlqimi tha se shpreson që edhe Apeli dhe Supremja ta kenë mendimin e njëjtë.
“Është e kuptueshme pozita e avokatit. Shpresoj që edhe Apeli dhe Supremja ta kenë të njëjtin mendim”, tha ai.