Këtë të mërkurë në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj po mbahet e pamja në nderim të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, i cili vdiq të dielen në moshën 87-vjeçare.
Gani Thaçi, vëllai i ish-presidentit i ka falënderuar të gjithë ata që po vijnë për ta ngushëlluar familjen duke shtuar se mungesa e ish-presidentit në këto dhimbje e madhe për familjen.
“Mungesa është e madhe. Së pari është mungesa për prindin, dhimbje e madhe është që nuk është Hashimi, se ky prind i joni na ka rritur, na ka edukuar, na ka frymëzuar, të gjitha na ka dhënë. Tash pas luftës, pas çlirimit, mos me pas mundësi frymën e fundit me dhënë afër djalit, që mos me qenë modest në këtë rast është njeri i madh”, tha ai.
Ai theksoi se shpreson që vëllai i tij do të lejohet këto ditë ta vizitojë familjen sepse moslejimi i presidentit për të marrë pjesë në varrim është padrejtësi.
Gani Thaçi, me këtë rast theksoi se i kanë kryer të gjitha procedurat dhe shpreson që Haga do ta lejojë ish presidentin ta vizitojë familjen e tij. /Gazeta Enigma/