Vëllai i Liridona Ademajt: E mirëpresim vendimin e Prokurorisë, presim dënim kapital që të na lehtësojë zemrat

Vëllai i Liridona Ademajt: E mirëpresim vendimin e Prokurorisë,  presim dënim kapital që të na lehtësojë zemrat

Pas konferencës për media të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ku u bë e ditur ngritja e aktakuzës ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës, Granit Plavës dhe Tom Dodajt për vrasjen e Liridona Ademajt, para mediave u deklarua edhe vëllai i viktimës, Leonard Ademaj.

Ai tha se e mirëpresin ngritjen e aktakuzës, ndërsa presin dënim kapital për të akuzuarit.

“Në emër të familjes ju falënderojmë të gjithëve, e falënderojmë edhe Prokurorinë dhe hetuesinë. Ne kemi besuar në drejtësi dhe vazhdojmë të besojmë. Ajo çfarë duam ne është që gjykata sa më shpejtë të vendos një dënim kapital që të lehtësojë zemrat tona sado pak dhe fëmijëve të saj”, u shpreh Ademaj.

Ai theksoi se aktakuzën nuk e kanë pranuar ende dhe se nuk e dinë se cili është motivi, derisa theksoi se takohen me fëmijët e Liridonës dhe se ata kanë kuptuar gjithçka.

“Gjendja e tyre nuk është edhe aq e mirë. Për këtë çështje kujdeset shteti i Suedisë, ata e dinë më mirë sepse kanë psikologë, kanë njerëz adekuat që merren me këtë çështje, por çfarë shohim ne është se janë shumë të mërzitur”, tha tutje Ademaj.

Related Articles