Leonard Ademaj, vëllai i të vrarës Liridona Ademaj, sot ka folur para Gjykatës Themelore të Prishtinës pas përfundimit të seancës dëgjimore ndaj të dyshuarve për vrasjen e saj, Naim Murselit, bashkëshort, dhe dy personave tjerë.
Ai ka theksuar se besojnë në drejtësinë e Kosovës dhe se rastin në fjalë ua kanë lënë në dorë organeve në fjalë.
“Nuk kemi asnjë kontakt dhe informacion me familjen e Naim Murseli, na kanë thënë se është edhe dy ditë e pame për motrën tonë kur kemi kontaktuar me ata pas arrestimit të Naimit, si i dyshuar”.
“Babai im i ka thënë edhe dy ditë të pame i keni mbane, nuk ka pasë dy ditë besë, nuk kemi thënë ashtu”.
“Ne besojmë në drejtësinë e Kosovës dhe çdo gjë e lëmë në dorë të drejtësisë. Le të jetë Liridona rasti i fundit që është vrarë, mos të vritet më asnjë grua, asnjë nënë dhe asnjë motër e jona”, ka thënë Leonardi.