Vëllau i Liridona Ademaj, Leonard Ademaj, ka shkruar në Facebook pas rivarrimit të motrës së tij në fshatin e lindjes.
Leonardi ka shkruar se Liridona tash prehet aty ku e ka vendin, duke thënë se do të kërkojnë drejtësi për Liridonën.
E plotë:
“Lamtumirë Liridona jonë”
Sot Liridona prehet aty ku ajo e ka vendin.
Me Liridonën varrosëm një njeri të mrekullueshëm dhe një pjesë të shpirtit tonë. Buzëqeshja, fuqia, pozitiviteti dhe mençuria e saj nuk do të na shoqërojnë më. Më së vështiri do të jetë për vogëlushët e saj por edhe për nënën tonë dhe të gjithë ne.
Dhimbja na u lehtësua nga pjesëmarrja e mijëra njerëzve nga mbarë Kosova.
Faleminderit nga thellësia e zemres.
Ne do të gjejmë forcën që t’i përkushtohemi kampanjës dhe luftës për drejtësi për Liridonen dhe të gjitha gratë tjera viktima.
Ne besojmë në drejtësi dhe do të sigurohemi që drejtësia të arrihet.
Bashkë me të gjitha ato vajza, gra e burra që kanë bashkëndje me neve dhe na kanë mbështetë, do t’ia dalim”.