Ministri i Energjisë i Belgjikës, Tinne Van der Straeten, ka paralajmëruar vendet e BE-së se do të përballen me “pesë deri në dhjetë” dimra “të tmerrshëm” nëse nuk bëhet asgjë për të ulur çmimet e gazit natyror.
Thirrjet po shtohen për një kufi në mbarë BE-në mbi çmimin e gazit dhe shkëputjen e tij nga çmimi i energjisë elektrike, shkruan BBC.
Shtetet e BE-së janë duke luftuar me rritje të mëdha të çmimeve të energjisë që kur furnizuesi kryesor i gazit Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt, duke shkaktuar sanksione.
Por Gjermania thotë se po i rimbush depot e gazit më shpejt se sa pritej.
Vendet perëndimore që mbështesin Ukrainën po përpiqen të ulin sasinë e gazit dhe naftës rus që importojnë. Rusia, e cila furnizoi BE-në me 40% të gazit të saj vitin e kaluar, ka kufizuar furnizimet.