Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Mal të Zi, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Dritan Abazoviq.
Pas takimit, Osmani ka ndarë disa fotografi në llogarinë e saj në Facebook, ku ka thënë se dy vendet tona i përafrojnë edhe më shumë komuniteti shqiptar në Mal të Zi, si dhe ai malazez në Kosovë.
“Si dy shtete të orientuara kah e ardhmja euroatlantike, me Kryeministrin Dritan Abazoviq diskutuam sot për rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm në drejtim të jetësimit të këtij synimi të përbashkët”.
“Dy vendet tona i përafrojnë edhe më shumë komuniteti shqiptar në Mal të Zi, si dhe ai malazez në Kosovë. Andaj, potencuam rëndësinë e madhe të hapjes se kapitujve të ri të bashkëpunimit në tregti, arsim, turizëm e fusha të tjera në dobi të qytetarëve në të dy shtetet”.