Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, së fundmi ka marrë edhe disa vendime tjera të çuditshme.
Ai ua ka ndaluar banorëve të shtetit që udhëheq të hanë hot-dogs.
Kjo pasi një gjë e tillë do të konsiderohet këtë si akt tradhtie, ka shkruar DailyMail, transmeton Gazeta Enigma. Kim Jong-u pretendon se ky ushqim i shpejtë, shumë i famshëm në botë, është pjesë e kuzhinës perëndimore dhe thotë se “servirja e tij do të konsiderohet tradhti ndaj shtetit”.
Kushdo që shërben hot-dog ose kapet duke e gatuar do të rrezikojë të dërgohet në kampet e punës.
Gjithashtu, verikoreani e ka ndaluar edhe budae-Jiigae, një pjesë koreano-amerikane e bërë nga lëngu i mishit, pasta me spec djegës, fasulja dhe sallami.
Ndërkaq dënim do të pasoj edhe për ata të cilët divorcohen.
Çiftet do të dënohem me punë të rënda. Ai ka thënë se ata që vendosin të ndahen do të “dënohen me kampe pune për të paguar çmimin final të krimit”. /Gazeta Enigma