Gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së po i vie fundi. Sot për të kërkuar drejtësi nga Haga, në Prishtinë u mblodhën një numër shumë i madh i qytetarëve në protestën “Drejtësi JO Politikë”.
Kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, në një deklaratë për media u tregua i ashpër me Specialen duke e quajtur kundër UÇK-së.
Molliqaj në “DPT te Fidani” u shpreh se vendimi për ta dënuar luftën çlirimtare të Kosovës ishte marrë para themelimit të Dhomave të Specializuara.
‘Paj, pak a shumë në momentin kur është votuar raporti i Dick Martyt, pastaj edhe Williamson, aty është e qartë që është vendosur se do të ketë dënim dhe përndjekje për këtë punë”, deklaroi Molliqaj.
Ai theksoi se do të kishte qenë më mirë që Gjykata Speciale të mosvotohej nga Kosova.
