Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk ka imunitet presidencial dhe mund të ndiqet penalisht nën akuzat për komplot për ta përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, ka vendosur një gjykatë në SHBA, njofton “BBC” .
Trump kishte pretenduar, në një çështje ligjore historike, se ka imunitet nga akuzat penale për veprimet për të cilat tha se u përkisnin detyrave të tij si president.
Por, vendimi i së martës në Washington DC e rrëzoi këtë pretendim.
Është një goditje për Trumpin, që me vite ka përmendur imunitetin presidencial ndërsa po luftonte me shumë raste.