Ministri i Shëndetësië, Arben Vitia, ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të qeverisë u mor vendimi për dhënien në shfrytëzim të një pjese të spitalit të përgjithshëm të Gjilanit, për ndërtimin e shkollës së mesme të Mjekësisë, shkollë e cila për shkak të kushteve jo të duhura, ka zhvilluar aktivitet në atë të ekonomisë në këtë komunë.
“S’ka pasur as laborator e as kushte të tjera të domosdoshme për profesionistët shëndetësor në të ardhmen”, tha Vitia, njofton Klankosova.tv.
Ai u shpreh se ky vendim do të hapë rrugë për edukimin e mirë të këtyre nxënësve në këtë shkollë, të cilëve edhe iu uroi sukses.