Vendosen 6 biznese në parkun e Inovacionit

Vendosen 6 biznese në parkun e Inovacionit

Në Parkun e Inovacionit në Prizren janë vendosur bizneset e para. Në të kaluarën parku i biznesit ishte përdorur si bazë e forcave ushtarake gjermane. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde vlerësuan se vendosja e bizneseve në Parkun e Inavacionit dhe Trajnimeve  (ITP) në Prizren.

Kryeministri Kurti ka ftuar mërgimtaret që të shfrytëzojnë këtë platformë  dhe të sjellin investimet e tyre në teknologji, industri e bujqësi si dhe fushat e tjera të cilat janë profitabile.

“Do ta përkrahim dhe do ta ndihmojmë që sa më shumë bashkatdhetarë nga diaspora të sjellin investime përmes kësaj pike të takimit. Si qeveri reformuese besojmë fuqishëm në mundësitë e shumta dhe transformuese, të cilët i sjell teknologjia informative. Besojmë se digjitalizimi është mjet me të cilin sidomos të rinjtë tanë bëhen pjesë e tregut global dhe pjesë e zhvillimit të qëndrueshëm këtu në Kosovë. Qeveria jonë e sheh ITP-në si një katalizator të rëndësishëm në modernizimin e ekonomisë së Kosovës” ka thënë Kurti.

Ndërkaq Ambasadori Rohde theksoi se mbështetja gjermane për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës dhe posaçërisht për ITP-në në Prizren është e palëkundur.

“ITP-ja është një projekt i shquar dhe i dalluar dhe është një simbol i bashkëpunimit tonë të përbashkët Gjermano-Kosovar dhe ai shquhet për inovacion për qëndrueshmëri në veçanti për vende të punës për të rinjtë këtu. E di që pandemia e ka vonuar gjithë procesin, por është me rëndësi të theksojmë që ky projekt është me shumë rëndësi dhe po ashtu t’i tregojmë publikut kosovar dhe atij gjerman që ky moment është i rëndësishëm dhe që Kosova po bëhet një vend i investimeve”, tha Rohde.

Related Articles