Vendosi kurora lulesh në varrezat e Jasharajve në Prekaz, një muaj paraburgim për Nikolla Sanduloviqin

Vendosi kurora lulesh në varrezat e Jasharajve në Prekaz, një muaj paraburgim për Nikolla Sanduloviqin

Gjykata në Nish ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Nikolla Sanduloviqit.

Lajmi është konfirmuar nga avokati Cedomir Stojkoviq, raporton Sinjali.

Ai tha se mbi Sanduloviqin rëndon akuaza për “nxitje të urrejtjes kombëtare”, pasi i njëjti kishte vendosur kurora lule mbi varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

“PARABURGIMI Për shkak të vendosjes së luleve mbi varret e shqiptarëve në Kosovë, prokurori publik në Nish ka propozuar administrativisht masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Nikolla Sanduloviqit. Prokurori publik pretendon se “vënia e luleve mbi varret e shqiptarëve/familjes Jashari është kryerja e veprës penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare nga neni 317 i Kodit Penal ”, ka njoftuar avokati Stojkoviq.

📢 BRAKING 5: DETENTION
Due to the laying of flowers on the graves of Albanians in Kosovo, the public prosecutor in Niš has administratively proposed a 30-day detention order against Nikola Sandulović.

The public prosecutor claims that “laying flowers on the graves of… https://t.co/HOkcUlXy4v— Advokat Čedomir Stojković ☘️🇷🇸🇺🇦🌏 (@FIGHT_4_RIGHT_S)January 6, 2024

Ndryshe, politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq, është rrahur brutalisht nga shërbimi sekret serb.

Sanduloviqi thuhet se ishte arrestuar të mërkurën nga Agjencia e Inteligjencës e Serbisë (BIA).

Sipas familjes dhe avokatit të tij, arsyeja ishte një postim i tij në ‘X’ duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duke thënë se është i vetmi politikan nga Serbia që nderoi viktimat e pafajshme shqiptare.

Related Articles