Venediku magjepset nga “nëndetësja e parë kosovare”

Venediku magjepset nga “nëndetësja e parë kosovare”

Edhe sivjet në Bienalen e Venedikut u mbajt “Monumentalitetit të Përditshmërisë”, ku pjesë e kësaj gare ishte edhe Kosova.



Kjo vepër arti u pëlqye nga vizitorët, por edhe më të adhurueshme atë e bëri forma e nëndetëses.

Engjëll Berisha, pjesë e ekipit të Kosovës, për Klankosova.tv ka deklaruar se komentet për artistin kosovar Jakup Ferri dhe pavijonin e tij në Venedik ishin shumë pozitive.

“Publiku e ka pritur shumë mirë, kemi pasur një numër shumë të madh të vizitorëve si zakonisht në Bienalen e Venedikut. Të gjithë janë mahnitur nga ngjyrat edhe paraqitjes së të veprave të Jakupit, duke e marrë parasysh që ngjitur me ne ka qenë pavijoni i Ukrainës, ajo u përfaqësua nga një zymti, dhe menjëherë kalohej në pavijonin e Kosovës që ishte shumë më vibrant. Nga pavijoni i Ukrainës morëm shumë komente të cilët na thanë se shpresojnë që edhe ata që një ditë të jenë kështu si ne”, ka thënë Berisha.

Ndonëse është ideja, realizimi i saj kërkon sakrificë, kështu me një material speficik u punua i gjithë ” Monumentaliteti i Përditshmërisë”.

Berisha ka pohuar se “nëndetësja e parë kosovare” qëndron e qetë “në ujërat italiane”.

“Punimet e Jakupit për dallim janë menduar më një instalim shumë specifik, është krijuar me qëllim që t’u përshtatet edhe punëve të Jakupit, por të njëjtën kohë është prezentuar edhe si diçka tjetër. Kuratorja dhe arkitekti kanë arritur që në bazë të vizatimeve të Jakupit ta bazojnë dizajnin në brendësinë e një nëndetëseje, duke e paraqitur ironikisht ndonjëherë si nëndetësja e parë e Kosovës, po ashtu edhe hapësira ku gjendet pavijoni është në një vend detar ku gjinden anijet dhe kështu flenë mirë në hapësirën në të cilën është”,ka pohuar Berisha.

Për këtë vit, Kosova për herë të parë ka hapur konkurs për t’u përfaqësuar në Bienalen e Venedikut, ku është përzgjedhur artisti Jakup Ferri. Berisha ka theksuar se ata kanë marrë një mbështetje shumë të mirë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe ajo e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Bienalja e Venedikut do të qëndrojë e hapur nga 23 prilli deri më 27 nëntor, ku pjesëmarrës do të jenë 80 shtete.

Related Articles