Të mërkurën, Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka njoftuar se gjyqtari Venhar Salihu, është zgjedhur Kryetar të Gjykatës Themelore në Gjilan, raporton Gazeta “Enigma”.
Takimi filloi me shqyrtimin e raporteve të kandidatëve për Kryetar të Gjykatës Themelore në Gjilan, mandati i të cilit është pesë (5) vjeçar.
Sipas rekomandimeve të komisioneve vlerësuese për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash, Salihu u zgjodh për këtë pozitë./ Gazeta Enigma.