Veprimet e fundit të ZPS’së, Klinaku: Ata duan të montojnë diçka përmes telefonave që i kanë sekuestruar

Veprimet e fundit të ZPS’së, Klinaku: Ata duan të montojnë diçka përmes telefonave që i kanë sekuestruar

Ushtruesi i Detyrës së Kryetarit të OVL’së së UÇK’së, Faton Klinaku, sot në emisionin “Frontal” të T7, ka folur për sekuestrimin e disa telefonave nga ZPS’ja.

Ai tha se nuk i beson personave civilë që prezantohen si hetuesë të ZPS’së, por i beson vetëm uniformës.

Klinaku ka bërë thirrje që të tjerët të mos i lejojnë “personat civilë t’ia marrin telefonat ose t’i arrestojnë derisa të vjen policia e Kosovës.”

“Personi civil nuk guxon të bëjë veprime në asnjë vend të botës.”

Sipas tij, këta telefona po sekuestrohen me qëllimin që të montohet diçka prej tyre.

“Ata dojnë të montojnë diçka përmes telefonave, dojnë me i frikësu dëshmitarët. Ata në telefona nuk kanë të gjejnë, por qëllimi kryesor është se iu kanë dështu për ditë dëshmitarët sepse mbrojtja po ua hedh poshtë të gjitha dëshmitë.”

Ai foli edhe për protestën e thirrur për nesër.

“Për këto arsye ftuam protestë kundër EULEX-it dhe ZPS’së, sepse siç e di unë EULEX’i nuk po e lejon Policinë e Kosovës të afrohet në vendet ku po kryhen bastisje”, tha ai.

“I ftojmë të gjithë ata që kanë kohë të marrin pjesë në protestën nesër në orën 12:00”.

Related Articles