Vera është periudhë e mrekullueshme për të ngadalsuar ritmin, për të dalë me miqtë dhe për të gjetur pak pushim dhe relaks. Por është gjithashtu një periudhë e mirë për të nisur kërkimin tuaj për punë.
Nëse keni menduar për ndryshimin e pozicionit apo kompanisë, mos prisni deri pas sezonit të pushimeve; ju kurrë nuk e dini se ku dhe kur do të gjeni mundësinë më të mirë, thotë Penny Queller, nënkryetare e lartë dhe menaxhere e përgjithshme e ‘Enterprise Talent Solutions for Monster’.
“Kërkimi i punës duhet të jetë një proces i vazhdueshëm,” thotë ajo. “Muajtë e verës nuk bëjnë përjashtim. Në fakt, periudha e verës mund të jetë pikërisht koha e duhur për të kërkuar punë, edhe pse mund të duket sikur kolegët tuaj janë në modalitetin e pushimeve dhe doni të dilni nga zyra në orën 5:00”.
Në vend që të prisni deri në vjeshtë, ‘Business Mag’ ju sjell këto tri arsye se pse vera është periudha më e mirë për të kërkuar një punë të re:
Biznesi ecën me ritme më të ngadalta. Vera është zakonisht me ritme më të ngadalta për bizneset, dhe më pak projekte do të thotë më shumë kohë për t’u përqëndruar në iniciativa të tilla si punësimi, thotë Kurt Heikkinen, president dhe CEO i Montage, një ofrues teknologjik i rekrutimit.
“Punëkërkuesit mund të kapin një pozicion mjaft të mirë të hapur në atë kompani që ata kanë qenë duke parë për një kohë të gjatë,” thotë ai. “Dhe vetë kandidatët do të gjejnë më shumë kohë se zakonisht me punën e tashime, duke i lënë ata me kohë të mjaftueshme për të shpenzuar në kërkimin e tyre për një pozicion në një kompani tjetër”.
Një verë e ngadaltë hap dyert për një shumëllojshmëri kandidatësh, shton Janelle Bieler, zëvendës-presidente në Adecco Staffing. “Me më pak takime që mbushin oraret dhe fundi i vitit ende muaj larg, menaxherët e punësimit mund të kenë më shumë kohë për të zgjedhur mes aplikimeve, për të realizuar intervista dhe për të mbushur pozicionet e hapura,” thotë ajo. “Ata gjithashtu mund të kenë më shumë mundësi për të parë më afër kandidatët”.
Ju do të keni më pak konkurrencë: Vera është një plus për punëkërkuesit, sepse ka më pak të tillë, thotë Steve Frank, drejtor pranë ManpowerGroup.
“Me shumë kandidatë që shtyjnë kërkimet e tyre për shkak të pushimeve dhe angazhimeve të tjera, grupi i kandidatëve reduktohet ndjeshëm gjatë muajve të verës,” thotë ai. “Shumë punëdhënës mund të jenë të gatshëm t’i japin një shans dikujt që ka aftësinë për të mësuar, në krahasim me ata që janë të zënë, pasi kur ka tepricë talentesh do të thotë se punëkërkuesi duhet të ketë aftësitë e përsosura të shitjes për t’u konsideruar për këtë punë”.
“Mendojeni kërkimin për punë si një ngjarje konkuruese,” thotë Jeff Zinser, partneri drejtues në Right Recruiting, një firmë kërkimi ekzekutive. “Po hyni në një lojë, kur shumë nga konkurrentët tuaj janë me pushime ose të angazhuar ndryshe,” thotë ai. “Kompanitë shohin më pak kandidatë gjatë verës kështu që background juaj ka një shans më të mirë për t’u ekspozuar”.
Mund të përballeni një qasje më të thjeshtë
Vera mund të jetë gjithashtu një periudhë shumë e thjeshtë në shumë organizata dhe kjo mund të ndikojë që ta keni më të thjeshtë procesin e intervistës, thotë Patty Coffey, partnere në firmën WinterWyman. “Si një punëkërkues, ju mund të përfitoni nga ky realitet për të ndërtuar rrjetin tuaj duke organizuar takime dhe intervista informuese,” thotë ajo.“Njerëzit që zakonisht janë shumë të zënë mund të kenë kohë për një takim të rastësishëm në drekë ose të pinë diçka pas pune gjatë verës.”
Ritmi më i ngadaltë vjen me një disavantazh, shton Coffey. “Procesi i intervistimit dhe punësimit mund të ngadalësohet pak dhe mund të marrë më shumë kohë për të planifikuar intervistat për shkak të orarit të pushimeve të njerëzve,” thotë ajo. “Për të pasur sukses dhe për të përshpejtuar procesin sa më shumë që të jetë e mundur, bëni çmos për të qenë në dispozicion dhe mos lejoni që pushimet tuaja t’ju pengojnë për këtë”.
Ndërsa ka shumë të ngjarë që njerëzit të marrin pushimet gjatë gjithë verës, nëse jeni në gjendje të mirë, procesi duhet të funksionojë për ju, thotë Queller. “Pra, jini të duruar dhe këmbëngulës,” thotë ajo. “Nëse procesi nuk lëviz aq shpejt sa do të donit për një punë, kuptojeni se ka shumë të tjerë atje dhe ju duhet të jeni të hapur ndaj opsionet, ndërsa jeni të vendosur në gjeni punën tuaj të dëshiruar”.