Neymarit i vdes shoku i ngushtë

Neymarit i vdes shoku i ngushtë

Neymar ka mësuar për vdekjen e një shoku të ngushtë. Bëhet fjalë për këngëtarin brazilian Kevin Nascimento Bueno, i njohur si MC Kevin. Artisti vdiq të dielën pasi ra nga kati i pestë i një hoteli, vetëm disa javë pasi u martua.

Lajmi e ka goditur rëndë Neymarin. Ata ishin miqë të ngushtë dhe kishin bërë plane për t’u takuar gjatë verës.

“Nuk mund ta besoj, ai ishte vetëm 23 vjeç”, tha Neymar në një postim në Instagram. 

“Nuk di çfarë të them. Unë jam thjeshtë mirënjohës për afeksionin që keni treguar ndaj meje, fotot e tatuazhet. Ne kishim planifikuar të takoheshim me pushime, por fatkeqësisht tani nuk mundemi. Jam i sigurt, sidoqoftë, që unë do të përqafoj akoma dhe gjithmonë do të vlerësoj besimin tënd tek unë. Pusho në paqe miku im “, ka shkruar Neymar, në dedikimin e mortor për shokun e tij.

Related Articles