Verifikimi i votave në Mitrovicë të Jugut: Procesohen mbi 82%, ky është rezultati deri tash

Verifikimi i votave në Mitrovicë të Jugut: Procesohen mbi 82%, ky është rezultati deri tash

Procesi i verifikimit të votave në Komunën e Mitrovicës së Jugut është ende në zhvillim.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë verifikuar 78.10% e votave.

Bazuar në rezultatet e deritashme, Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kryeson me 49.64% të votave të numëruara, apo 12,864 Vota, ndërsa Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) ndodhet pas tij me 46.16%, apo 11,962 Vota.

Procesi i verifikimit pritet të vazhdojë deri në përfundimin e plotë të numërimit të të gjitha votave.

Related Articles