“Veriu është dështimi i Kurtit, dhe varri i Kosovës”

“Veriu është dështimi i Kurtit, dhe varri i Kosovës”

Opinionisti, Rrahman Paçarizi ka thënë se Veriu është dështimi më i madh i kryeministrit Albin Kurti.

Madje, Paçarizi Veriun e quan si varr të Kosovës.

“Veriu është dështimi, varri i Kosovë është veriu, mbajeni mend. Kjo se çfarë ka bërë Kurti me veriun, është varri i një Kosove unitare”, tha Paçarizi në Rubikon të Klan Kosova.

Po ashtu, opinionisti thotë se kryeministri Albin Kurti, nuk është më i njëjti si para katër viteve.

“Albin Kurti nuk është më kandidati që ka qenë në kandidaturën për kryeministër para katër viteve. Para katër viteve ka qenë një luftëtarë i rrugës, një partizan që është ‘shkrryer’ me policinë, që ka gjuajtur me gurë, që i ka kritikuar të gjithë, që ka thënë se duhet të  vijnë forcat e reja, duhet përmbysur kjo klasë politike. Dhe njerëzit që ishin të ngopur me arsye të ndryshme, i kanë besuar zotit Kurti”, u shpreh Paçarizi.

Related Articles