Për shkak të goditjes së rrufesë në transformatorin 63 megavatësh në Valaç, 90 për qind e pjesës veriore të Mitrovicës ka mbetur pa energji elektrike për rreth gjysmë ore, sipas mediumit serbm, KoSSev.
Siç ka konfirmuar dispeçeri i Elektrostribucisë në veri të Kosovës, Zoran Obradoviq, rrufeja ka goditur edhe transmisionin për Ujman.
“Ne e kemi mundësuar rifunksionimin e transmisionit për Gazivodë dhe së shpejti do ta përfshijmë edhe një pjesë të qytetit në mënyrë alternative”, tha Obradoviq, pak para se një pjesë e veriut të Mitrovicës të furnizohej me rrymë.