Pjesa veriore e Mitrovicës do të mbetet pa ujë gjatë ditës së shtunë.
Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, ku në njoftimin e saj u bë e ditur që ndërprerja e furnizimit me ujë vjen për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Mbreti Petar”.
“Për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit në Rrugën “Mbreti Petar”, nesër do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë në pjesën veriore të Mitrovicës, duke filluar nga ora 08:00, deri në sanimin e defektit. Shpresojmë që punimet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.