Vërshimet në Podujevë, Bulliqi zotohet se do t’i ndihmojë qytetarët

Vërshimet në Podujevë, Bulliqi zotohet se do t’i ndihmojë qytetarët

Pa u dëmtuar nga vërshimet s’ka shpëtuar as komuna e Podujevës, raporton Gazeta “Enigma”.

Kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar përmes një postimi në “Facebook” se ka vizituar disa nga familjet të cilat kanë pësuar më tepër nga vërshimet ditëve të fundit në Komunën e Podujevës.

“Nga afër kam parë edhe intervenimet që po bëhen nga kompanitë e kontraktuara për zgjerimin e shtratit të lumenjëve dhe sanimin e rrugëve. Nga vërshimet dëme janë shkaktuar në shtëpi banimi, biznese private, toka bujqësore, ferma të bagëtive, infrastrukturë rrugore etj. Ne kemi ngritur Komisionin për Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, ku tashmë komisioni ka filluar punën për vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara”, tha ai.

Tutje ai shtoi se “Pas pranimit të raportit, bazuar në mundësitë tona komunale, si dhe duke kërkuar edhe ndihmën e institucioneve qendrore do të ndihmojmë qytetarët tanë”.

Related Articles