Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në autostradën Ibrahim Rugova.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Ai njoftoi se nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për të lënduar.
“Rreth orës 16:30, në autostradë, drejtimi Prishtinë-Prizren, km i 58-të, ka ndodhur një aksident trafiku (vet-aksident). Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale”, tha Krasniqi.