Vetaksident në Broboniq: Shoferi i veturës lëndohet – Policia jep detaje

Vetaksident në Broboniq: Shoferi i veturës lëndohet – Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:20, në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, në segmentin e fshatit Broboniq. Sipas zëdhënësit të Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në aksident ka qenë e përfshirë një veturë, dhe përveç dëmeve materiale, shoferi i saj ka pësuar lëndime.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 13:20, në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, në segmentin rrugor në fshatin Broboniq. Në aksident është përfshirë një veturë, përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar shoferi i veturës”, tha Zahiti.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit./Gazeta Enigma/

Related Articles