Vetaksident në Gjilan – një person pëson lëndime të lehta 

Vetaksident në Gjilan – një person pëson lëndime të lehta 

Para pak çastesh ka ndodhur një vetaksident në Gjilan, shkruan Gazeta Enigma.

Lajmin për Enigmën e konfirmoi zëdhënësi i policisë së rajonit të Gjilanit, Valon Osmani.

“Rreth orës 09:45 është raportuar për një vetë aksident trafiku në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan. Si pasojë një automjet ka përfunduar i rrokullisur. Përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore ka pësuar një person. Personi i lënduar, është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit”, tha ai për Enigmën. 

Related Articles