Vetaksident në Istog, lëndohen pesë persona

Vetaksident në Istog, lëndohen pesë persona

Këtë të diel në Zallq të Istogut ka ndodhur një vetaksident, ku pesë persona kanë mbetur të lënduar, raporton Gazeta ‘Enigma”.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka deklaruar se të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 12:20, Policia  është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Zallq-Istog, si pasojë e vetaksidentit pesë (5) persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova. /Gazeta Enigma/

May be an image of 3 people and car

Related Articles