Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 15:30 në fshatin Kashicë të Istogut.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoj se një person ka pësuar lëndime trupore.
Gashi bëri të ditur se i lënduari është dërguar në Spitalin e Pejës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 15:30 në fshatin Kashicë të Istogut ka ndodhur një vetaksident. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. I njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Hetuesia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rastit”, ka thënë Gashi.