Një aksident trafiku ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, ku një person ka pësuar lëndime trupore pas shkaktimit të vetaksidentit.
Lajmin e ka konfirmuar për zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, teksa Policia ka nisur hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.
“Sot rreth orës 09:20, në rrugën Mitrovicë -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, thuhet në njoftim.